Paraqitje e shkëlqyer e atletëve shkodranë në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla që u zhvillua ditën e djeshme në Maltë. Ata kanë arritur të marrin tre medalje, një ari dhe dy bronzi duke treguar një nivel të lartë në mes atletëve nga 18 vendet pjesmarrëse. Sigurisht që vëmendja ka qenë e përqendruar tek atleti Franko Burraj.
Ai ka konkurruar ne garen e 400 metrave, ku ka zene vendin e pare dhe ka merituar medaljen e arte, por jo vetem kaq. Sipas njoftimit qe na dergon trajneri i tij Bruno Rrotani, atleti i Vllaznise ka arritur nje kohe fantastike. Behet fjale per shifrat 46 sekonda e 48 të qindtat duke barazuar ne kete menyre rekordin kombetar te kesaj disipline qe mbahej nga vete ai dhe perpos kesaj, ka thyer rekordin e aktivitetit qe perseri mbahej nga ai.
Ky padyshim qe eshte nje sukses per kete sportist qe eshte ne eliten e ketij sporti ne Shqiperi dhe jo vetem. Pak dite me pare siç dihet, ai theu edhe rekordin kombetar te gares se 200 metrave. Perpos tij ne podiumin e Maltës jane ngjitur edhe dy shkodranet e tjere, Muhamet Çangeli dhe Durjan Idrizaj.
Te dy ata kane zene vende te treta ne garat ku kane marre pjese dhe jane nderuar me medalje te bronzta. Ne fakt, ajo e Çangelit fare mire mund te ishte e argjendte. Kjo sepse vendi i dyte ne garen e kercimit se gjati, i ka ikur per vetem 1 centimeter. Atleti shkodran ka kercyer 7.56 metra, ndersa kundershtari i tij 7.57 metra.
Ne kete gare ka konkurruar edhe atleti tjeter i Vllaznise Endri Rakaj qe ka kercyer 7.31 metra dhe eshte renditur i pesti. Edhe atleti Durjan Idrizaj ka bere nje paraqitje te mire ne garen e 110 metrave me pengesa duke u renditur edhe ai ne vend te trete dhe duke merituar medaljen e broznte.