Tuesday , 16 August 2022

30-VJETORI I RIKTHIMIT TË MISIONIT TË STIGMATINEVE NË SHQIPËRI

Motrat Stigmatine kanë përkujtuar 71 vjetorin e vdekjes së të Lumes Marie Tuci si dhe 30 vjetorin e rihapjes së misionit në Shqipëri me një meshë shenjte e mbajtur në kishen e kuvendit në Gjuhadol të Shkodrës.

Mesha Shenjte u celebrua nga Arqipeshkvi I Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra. Me këtë rast Moter Terezina Demaj Stigmatine tregoj për historikun e kuvendit dhe punen e motrave gjatë më shumë se një shekull veprimtari në vendin tonë…

E ardhur enkas nga Italia Nëna Gjenerale e Motrave Stigmatine në fjalën e saj përshendetëse foli për gëzimin që ndjen në këtë 30 vjetor të rihapjes së misionit në Shqipëri…

Arqipeshkvi I Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra vlersoi lart kontributin e motrave Stigmatine ndërsa kërkoi që të lutemi që të ketë sa më shumë thirrje baritore për priftërinjë dhe murgesha…

Me këtë rast dy motrave të cilat vuajten mungesen e shërbimit baritor gjatë regjimit komunist por që pas përmbysjes së diktatures u rikthyen në jetën e tyre rregulltare Moter Maria Kaleta dhe Moter Roza Kraja nga Papa Franccesku në shenjë mirënjohje për sakrificen e tyre dhe dashurinë për Krishtin…

Stigmatinet ne Shqipëri ndodhen që nga fundi I shekullit 19-të, të cilat kanë një kontribut të jashtëzakonshem në hapjen e shkollave për vajze dhe edukimin e tyre, gjithashtu edhe në jetimore si dhe në shërbim ndaj të sëmurëve.

Gjatë viteve të komunizmit u mbyllen gjitha institucionet fetare dhe për pasojë pushoi së vepruaru misioni I Motrave Stigmatine në Shqipëri. Për tu rikthyer në vitin 1991.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …