Thursday , 23 February 2023

SHKODRA 15 MIJE TE PA PUNE VETEM 342 VENDE PUNE

Punësimi në Shkodër është një plagë e rëndë e cila nuk po gjen zgjidhje. Aktualisht raportohen se janë rreth  15 mijë të papunë në Shkodër ndërsa ofretat për punë janë të ulta. Në një njoftim zyrtarë në Bashkinë e Shkodrës shifra për vende të lira është 342. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Zyrën e Punës njoftohet për vendet e lira pune. Ajo që bie në sy është se vendet më së shumti të lira pune janë për fushen e fasonëve në rrobaqepësi si dhe në fabrikat e këpucëve dhe në call center.

Ndërsa në sektorin publik në profesionin e ushtarakut janë 30 vende të lira pune. Nga sa vërehet numri më I madh I vendeve të lira pune janë për gjinin femrore ndërsa problem mbetet punësimi I mashkujeve. Ndërsa nga të dhënat kërkesa për punë është për mosha të reja deri në 45 vjece. Ndërsa një pjesë e mirë e të pa punëve janë mbi moshën 45 vjece. Mungesa e industrisë prodhuese në Shkodër dhe kërkesa për sektorin fason, por edhe për  shitjet përmes telekomunikacionit nuk arrijnë të plotësojnë kërkesen e punë kërkuesve në Shkodër.

Bashkia e Shkodrës është ndër më të varfërat në Shqipëri ndërsa sektori privat në Shkodër në pjesën më të madhe të tij përjashto callcenter dhe fasonët janë furrat e bukës, dhe bar-kafe me një numër të vogël mundësish punësimi. Nga ana tjetër vihet re një mungesë totale e vendeve të lira pune në Bashkinë e Shkodrës apo në institucionet e varësisë apo edhe në institucionet qëndrore në nivel local, në të gjitha fushat.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …