Detyrimi i vaksinës për administratën dhe punonjësit e supermarketeve e qendrave tregtare ka ndikuar në shtimin e numrit të qytetarëve që po vaksinohen.
Në këto 5 ditë të para të vitit 2022 janë kryer rreth 1000 vaksinime në qytetin e Shkodrës dhe Bashkinë Vau i Dejës bën me dije drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Suida Kuka.
Ajo tregon se në Shkodër, 53% e popullsisë është e vaksinuar me të dyja dozat.
Kuka e pranoi se Qarku Shkodër po përballet me shtim të infektimeve, ku vetëm një ditë më parë kanë rezultuar 78 raste pozitive.
Gjithashtu, Kuka tha se kemi qenë në monitorim të situatës në shkolla për virusin për shkak të rritjes së rasteve në ditët e fundit.