Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta konfirmoi datën 6 mars për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit. Meta tha se proçesi duhet të jetë shembullor, pasi vota është forca e vërtetë e qytetarit.
Nxis gjithë faktorët që ti shërbejnë këtij proçesi, pasi presim që brenda muajve të ardhshëm të çelim negociatat me BE shtoi Meta.
Ndërkohë, i pyetur për një shkarkim të tij, Meta tha se në histori do hyjë 2 marsi.
Deklaratat, presidenti Meta i bëri pasi ishte në Shkodër për të dekoruar me tituj mirënjohje artistë dhe sportistë shkodranë.