Thursday , 23 February 2023

6-VJETORI I SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS

E shpallur monument kulture, por e lënë në harresë nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse. Për banesën ku ka jetuar në vitet 1930 familja e Nënë Terezës në qytetin e Shkodrës nuk kujtohet askush as në 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

I vetmi që mirëmban këtë banesë është pronari Tonin Prela. Ai tregon objektet që ndodhen në këtë banesë, por që nuk vlerësohet nga askush, teksa nuk përfshihet as në guidat turistike në Shkodër.

Siç shihet edhe nga pamjet, ka nisur edhe dëmtimi i mureve të kësaj banese. Prandaj, kërkohet një ndërhyrje që kjo banesë të mos degradojë si shumë të tjera në Shkodër, të shpallura monumente kulture.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …