Këtë të enjte është zhvilluar ceremonia festive e 65- vjetorit të krijimit të Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”. Në fjalën e saj, duke vlerësuar rolin e këtij universiteti gjatë këtyre viteve, rektorja Suzana Golemi, tha se në këto 65 vite janë diplomuar 45 mijë studentë…
Ndërkohë, zv/ministrja e arsimit, Albana Tole, tha se universitetet kanë rol shumë të rëndësishëm në shoqëri, por kemi shumë sfida të tjera përpara…
Në këtë përvjetor, u akordua titulli “Doctor Honoris Causa” për akademikun Vehbi Hoti, ndërsa profesorit Dhimitër Dhora i’u akordua titulli “Professor Emeritus”.
Në ceremoni morën pjesë pedagogë që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite, por edhe përfaqësues të universiteteve nga Ballkani.