Monday , 20 September 2021

“7 POEZI, 7 PJATA DHE NJE CHEF”

Poezitë e autoreve të njohur si Preç Zogaj, Rudolf Marku, Flutura Açka etj janë vendosur në pjate.

Iniciativa e veçante vjen nga Lezha, teksa ndjesia që përcillet në çdo varg, ka nxitur kuzhinierin e njohur Alfred Marku që ti përkthejë në shije ushqimi. 7 poezi të 7 autoreve u përkthyen në pjata.

Mbrëmja poetike tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishmeve dhe vetë autoreve të poezive të përzgjedhura, të cilët e gjeten veten në pjatat që ju dedikohej atyre. Ata e vlersuan maksimalisht mjeshterinë e kuzhinës së Alfred Markut.

Ky event i veçante erdhi me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, ndërsa kishte për qëllim që të tregohej lidhja e fortë që ka pozia me ushqimin, por edhe promvimi i asaj çfare ofron rajoni i Lezhës.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi …