Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi ceremonin perkujtimore në Tivar të 70 vjetorit te Masakres se Tivarit. Organizatoret kane vendosur kurora me lule prane nderteses ku u ekzekutuan qindra shqiptare. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë :anëtarët e Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve, kryetarë të partive politike, intelektual të shquar si dhe qytetarë nga Komuna e Ulqinit dhe e Tuzit.
Më 1 prill 1945, në Tivar, në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, në mënyrën më barbare dhe çnjerzore u likuiduan mijera shqiptar. Ekzekutimet në mjediset e Monopolit të duhanit në Tivar të realizuar nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze ia kanë kaluar nazistëve gjermanë, sepse të vrarët nuk janë varrosur por deportuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmet e krimit, ku edhe sot varret mungojnë!
Por, edhe pas shtatëdhjetë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar sa duhet nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.