22 qershori përkujton 80-vjetorin e rënies së “3 Heronjve” të Shkodrës. Për kreun e LANÇ Shkodër, Zamir Llazani, kjo është një nga ngjarjet më heroike, pasi pati një jehonë të paimagjinueshme, ndërsa 3 Heronjtë ishin ADN-ja e popullit shqiptar dhe i dolën zot vatanit…
Me 22 qershor 1942, 3 aktivistët komunistë Branko Kadia, Perlat Rexhepi dhe Jordan Misja, që po rrinin në shtëpinë e Misjes në rrugën Firej, u rrethuan në shtëpinë e tij. E motra, Sava së bashku me të ëmën, shërbyesen dhe nipin Toma dolën pas kërkesës së policisë dhe kryeplakut të lagjes.
Në përpjekje u vranë milicët Zog Sokoli dhe Gjon Micani. Kadija me Rexhepin u shpallën Heronj të Popullit, ndërsa Misja dëshmor.