Konfindustria, i kėrkon qeverisė qė tė rishohė vendimin e saj pėr ndalimin e ndėrtimeve nė vend. Kėrkesa vjen pas shqetėsimit tė nga prodhuesit tė materialeve tė ndėrtimit,se kjo vendimarrje e qeverisė ka ndikuar negativisht nė aktivitetin e tyre. Konfindustria sugjeron njė rishikim tė vendimit dhe lehtėsim tė kushteve tė ndalimit tė lejeve ndėrtimore. Si hap i pare dhe i menjehershėm kėshillohet tė kryhet percaktimi i qarte nė praktike i tė gjitha rasteve kur ėshtė i mundur pajisja nga pushteti vendor me leje ndėrtimore pėr bizneset dhe qytetaret nė kushtet e emergjences, rindėrtimit, meremetimit, ndėrtimit nė troje tė miratuara pėr banesa familjare, etj.
Konfindustria vlerėson, se pafuqia institucionale pėr tė kontrolluar shkeljet e ligjit me lejet e ndeėtimit nga njėsite vendore nuk mund tė zgjidhet me ndalimin e plotė tė njė aktiviteti shumė tė rėndėsishėm ekonomik pėr vendin. Konfindustria vlerėson se pasojat e ndalimit pothuaj tė plotė tė nismės private nė sektorin e ndėrtimit ndihen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė gjithė ekonominė kombėtare, duke rrezikuar seriozisht edhe objektivin e rritjes prej 3% te PBB te parashikuar ne ligjin e buxhetit 2015. Madje sipas saj Pasojat e kėtij vendimi nė ekonominė kombėtare janė mė tė rėnda sesa ato tė moratoriumit tė mjeteve lundruese nismė e qeverisė sė kaluar dhe qė u sulmua fort nga opozita e atėhershme sot nė pushtet.