“Aaa kush asht n’derë” erdhi për publikun shkodran edhe mbrëmjen e së enjtes, i cili edhe këtë herë nuk zhgënjeu duke mbushur sallën e teatrit “Migjeni”. Ndërkohë nuk munguan as këngët e përzgjedhura dhe humori i mjeshtrit Sandër Ruçi, por edhe i aktorëve të tjerë dhe të rinjve të talentuar.
Në fund të kësaj nate, mjeshtri Ruçi ka edhe një mesazh të veçantë.
Recitali i 12-të i Sandër Ruçit “Aaa kush asht n’derë” erdhi për dy netë me radhë në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Në të morën pjesë edhe këngëtarë të mirënjohur si Adnan Bala, Fatjeta Barbullushi, Ervin Bushati, Orjeta Kelaj, Elsida Sina, Klodiana Vata dhe Niki Mjeda. Ky recital është filmuar i plotë nga Tv Rozafa.
