Shqipëria dhe Kosova prej kohësh kanë diskutuar dhe folur për projektin e Kupës “Nënë Tereza” që pritet të nisë shpejt, por të dyja Federatat e këtyre vendeve presin edhe miratimin e UEFA-s për organizimin e kësaj kupe, e po ashtu edhe për shtimin e fitueses së saj në listën e ekipeve që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.
Një deklaratë e tillë është bërë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi. Ai ka qenë paraditen e sotme në Kukës bashkë me gjithë kombëtaren kosovare, qytet në të cilin i janë nështruar testit për covid, në rrugëtimin e tyre drejt Italisë ku do të luajnë ndaj Moldavisë, ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve…
Organizimi i një kupe të tillë kuptohet që do të ishte në të mirë të futbollit të dy vendeve sepse përveç shkëmbimit të eksperiencave, do të ndihmonte shumë edhe në rritjen e cilësisë dhe nivelit të futbollit si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.