Tuesday , 16 August 2022

ADILI: JEMI MË MIRË SESA SEZONIN E KALUAR

Vllaznia do të luajë të dielën në Elbasan ndaj Partizanit ndeshjen e rradhës për kampionat. Kuqeblutë kanë analizuar gabimet e vërejtura në ndeshjen me Teutën dhe kuptohet që ndaj të kuqve do të tentojnë të bëjnë më të mirën.

Mbrojtësi Mevlan Adili duket optimist për një rezultat pozitiv edhe ndaj të kuqve dhe këtë e ka shprehur edhe gjatë fjalës së tij në emisionin “Sport Arena” ku ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës…

Bashkë me Adilin, të ftuar në studio kanë qenë edhe dy ish- pjestarë të Vllaznisë në vite, Armando Cungu dhe Gilman Lika të cilët janë shprehur se skuadra shkodrane duhet ta shfrytëzojë momentin jo të mirë që po kalon Partizani në këtë start të kampionatit…

Para ndeshjes me Partizanin, Vllaznia në fakt do të luajë të mërkurën në Vlorë ndaj Labërisë ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku padyshim që do të synohet fitorja.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, STËRVITJE DISA DITORE NË POGRADEC

Vllaznia do të jetë pushim deri të martën. Trajneri Josa ka vendosur t’i lërë edhe …