AGRON ÇELA, TAKIM ME ANËTARË TË SHOQATËS SË ISH TË PËRNDJEKURVE POLITIK

Kryesuesi i listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun Shkodër, Agron Çela, sëbashku me kandidatët e tjerë për deputet, zhvilluan një takim me kryetarin dhe anëtarët e shoqatës së ish të përndjekurve politik.

Kandidati Çela tha se do të jetë përherë në dispozicion të kësaj shtrese dhe cdo qytetari të Shkodrës.

Më herët ai zhvilloi një panel diskutimi me shkrimtarë e studiues të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, për të diskutuar rreth problemeve me të cilat përballen.

Çela iu dha një premtim shkrimtarëve, e artistëve të Shkodres që në zgjedhjet e ardhshme vendore, listat e kandidatëve për në këshillin bashkiak të LSI, në 5 bashkitë e qarkut, do të hapen me njerëz të kësaj fushe.

Tryeza të tilla do të zhvillohen në vazhdimësi me kontributorët më të veçantë në shoqërinë tonë premtoi kandidati Çela.

Lexoni dhe kete

DYSHIMET PËR NUMËRIMIN E VOTAVE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije do të ketë këqyrje …