“Hapësira urbane si sferë aktive për transformin e shoqërisë” ishte tema e cila u mbajt sot në akademinë e lidershipit e mbajtur në qëndren rinore arka, ku ligjerues ishte profesori i filozofisë moderne ne universitetin Urbaniana të Romës Ardian Ndreca.
Ardian Ndreca është profesor i historisë së filozofisë moderne pranë Pontificia Universitas Urbaniana. Ai gjiithashtu është drejtor i Institutit të Studimeve të Ateizmit e të Kulturave. profesor Ardian Ndreca është profesor i ftuar pranë John Carroll University (Cleveland). Anëtar i Associazione Italiana di Studi del Sud-est Europeo (AISSEE). Anëtar i fondacionit Il Cortile dei Gentili (pranë Pontificio Consiglio della Cultura, Vatikan). Kryeredaktor dhe editor i revistës Shejzat-Pleiades series nova – 2016 në vijim.