Vllaznia U-17 ka arritur njė fitore vetėm nė limitet e takimit nė pėrballjen me Shkėndinė e Durrėsit. Ndeshja e luajtur ditėn e djeshme nė fushėn sportive Reshit Rusi ėshtė dominuar nga futbollistėt shkodranė por sidomos nė pjesėn e parė ata kanė shpėrdoruar shumė raste shėnimi. Kur u duk se ndeshja do tė shkonte drejt barazimit pa gola, pikėrisht nė minutat shtesė ka ardhur goli i fitores shėnuar nga Erkoēeviē.
Me kėtė trepikėsh, Vllaznia U-17 e drejtuar nga trajnerėt Alban Volumi e Nikolin Leka ėshtė ngjitur nė kuotėn e 47 pikėve duke u pozicionuar nė vendin e tretė nė renditje. Kur duhen edhe shtatė ndeshje deri nė fund tė fazės sė dytė, ky ekip duket se ėshtė shumė pranė realizimit tė objektivit tė parė, futjes nė zonėn e plej- ofit, fazė nė tė cilėn katėr ekipet mė tė mira do tė luftojnė pėr tė fituar titullin kampion.
E ndėrsa Vllaznia U-17 ka arritur tė fitojė nė fund, Vllaznia U-19 nuk ka shkuar mė shumė sesa barazimi 1-1 ndaj Shkėndisė sė Durrėsit. Kuqeblutė e drejtuar nga trajnerėt Amarildo Belisha e David Lleshi, kanė zhvilluar njė ndeshje jo tė mirė. Tė dy golat e kėtij takimi janė shėnuar qė nė pjesėn e parė, fillimisht njė autogol i futbollistėve durrsakė qė pak minuta mė vonė arritėn tė shėnojnė edhe golin e barazimit nė portėn e Vjerdhės. Megjithė pėrpjekjet e pjesės sė dytė, Vllaznia nuk ka arritur dot tė shėnojė golin e fitores. Me dy pikėt e lėna nė kėtė ndeshje. Kuqeblutė janė detyruar tė lėshojnė vendin e parė nė renditje megjithatė objektivi i tyre primar ėshtė realizuar, futja nė plej- of, fazė nė tė cilėn kuptohet qė do ketė objektiva tė rėndėsishme pėr kėtė ekip.