Saturday , 27 November 2021

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN KOPLIK – SHKODËR

Në aksin Koplik- Shkodër në segmentin e quajtur Gruemirë Çezme si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën 61 vjeçari Isa Hasmuja, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një mjet “Mercedes Vito” me drejtues shtetasin Nikollë Gega nga Mali i Zi.

Sipas policisë rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin Nikollë Gega, 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë.

Shtetasi Nikollë Gega, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Nga konstatimet e grupit hetimor në vend ngjarje mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave e drejtuesit të mjetit dhe tentativa për të kaluar në njëri krah në tjetrin e drejtuesit të biçikletës.

Me gjithë atë do jenë hetimet në vazhdim që do zbardhin shkaqet e aksidenti me pasojë vdekjen e një 61 vjeçari.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin …