Thursday , 23 February 2023

AKSIDENT NË AKSIN SHKODËR – KOPLIK

Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik me pasojë aksidentimin e një 46 vjecari i cili ndodhet në gjëndje të rëndë.

Policia e Shkodrës njofton se të mërkuren rreth ora 10:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur rruga e fshatit Grizhë, Malësi e Madhe një mjet Furgon, me drejtues shtetasin S. H. 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, është përplasur me një motorr tip Lançin, me drejtues shtetasin K. S. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po dergohet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit, si dhe po bëhet shoqërimi i shtetasit S. H. për veprime të mëtejshme proceduriale.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …