Thursday , 23 February 2023

AKSIDENTI TRAGJIK NE TALE TE LEZHES

Shpejtësia për të mbërritur sa më parë pranë familjes që i priste për të festuar Krishtlindjen, dyshohet se i çoi drejt vdekjes dy të rinjtë që humbën jeten në aksidentin tragjik në Tale të Lezhës mbrëmjen e së shtunës.

Kristjan Margjoni 24-vjeç dyshohet se nga shpejtësia humbi kontrollin e makinës e cila doli nga rruga dhe çau murin rrethues të një banese.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti përfundoi si grumbull hekurishtesh. Dy të rinjtë kanë marrë plagë të rënda e për pasojë ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Për të nxjerrë dy trupat e pajetë u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Pas veprimeve të para, ekspertët e policisë rrugore ngritën dyshime se shkak për aksidentin tragjik mund të jetë bërë shpejtësia e lartë e lëvizjes.

Mungesa e sinjalistikës në këtë pjesë të rrugës së Tales besohet se është një tjetër faktor. Aksidentet për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit janë kthyer në një prej faktorëve që po vrasin shqiptarët në rrugë.

176 persona kanë humbur jetën sipas të dhënave të INSTAT nga 1 Janari deri Nëntor, nga 168 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar shifrave të INSTAT, në njëmbëdhjetëmujorin e këtij viti janë shënuar në total 1 257 aksidente rrugore nga 1 121 aksidente të ndodhura në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, duke u rritur me 12 % ose 136 aksidente më shumë.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …