AKSION PASTRIMI NE BREGDETIN E SHENGJINIT

Ky sezon turistik shpresojmë të arrije një rritje shumë të madhe për ekonominë shqiptare, ndaj kjo periudhe duhet të na gjeje të gjithëve në një aksion sensibilizimi për të ofruar kushet në plazhe.

Kështu u shpreh nga Shëngjini ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi i cili ndoqi nga afer aksionin e pastrimin në zonen e Ranës së Hedhun.

Duke ju referuar proçesit të vaksinimit anti-covid i cili po ecen me ritme te shpejta, ministri Klosi tha se vizitoret e pushuesit do të jenë të mbrojtur ndaj COVID-19.

Në fillim të muajit qershor në Shëngjin do të mbahet dhe festivale ndërkombetar i muzikes elektronike UNUM, i cili u anullua një vit më parë për shkak të pandemisë COVID-19.

Ky aktivitet pritet të terheqija qindra turistë të huaj, duke i dhënë një zhvillim të jashtëzakonshem sektorit të turizmit në Shëngjin.

Lexoni dhe kete

MATURANTËT NË PROTESTË PËR PROVIMIN E MATEMATIKËS

Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të …