“Komuna e shqiptare e Tuzit në Malin e Zi ka ende shpresë për të qenë e pavarur dhe një komunë e plotë”. Edhe pse në fund të 2015-ës parlamenti i Malit të Zi miratoi ligjin mbi organizimin territorial ku Malësia e Tuzit sipas atij ligji është pjesë e kryeqytetit, Podgoricës dhe jo një komunë e pavarur si të gjitha të tjerat. Një mundësi të re për të qenë e shkëputur nga Podgorica e bën të ditur ambasadori i Malit të Zi në Tiranë Ferhat Dinosha.
Dita që shqiptarët e Tuzit të jenë të pavarur nga Podgorica sipas ambasadorit Dinosha do jetë e shpejtë.
Ndryshe nga diplomati i Malit të Zi në Tiranë, para një muaji kryetari i Lidhjes Demokratike për Malësinë e Tuzit Nikollë Camaj nga Shkodra tha se ajo komunë e humbi shansin e fundit për të qenë e pavarur kur në dhjetorin e 2015 u miratua ligji i ri në parlamentin malazez që parashikoi Tuzi si pjesë të Podgoricës.