Thursday , 23 February 2023

AMBASADORI ITALIAN MESAZHE PËR POLITIKËN NGA SHKODRA

Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci përcolli disa mesazhe për politikën në vend. Ai tha se duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës nuk i bëjnë mirë vendit. Ndërkohë, Bucci foli edhe për proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE…

“Gjëja e parë është që duhet të ulim tonet, sepse tonet që i drejtohen dhunës, revoltës, nuk mendoj se i bëjnë mirë vendit. Mendoj se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për një vend normal, për politikanë normalë, të cilët kujdesen për nevojat e qytetarëve dhe nevojat e qytetarëve janë sherbimet publike, shkolla të reja, hapësira të reja, kjo është ajo çfarë kanë nevojë njerëzit nga politika e të gjithë kahëve politike, mazhoranca apo opozita.

Gjëja e dytë që kam evidentuar me grupin e miqësisë parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë ka qënë një tjetër këndvështrim në atë mbrëmje, një shpirt ndoshta edhe Italian, ku të gjithë së bashku po diskutonin larg zhurmës dhe debateve brutale, por me një shpirt të butë për të mirën e njerëzve për nevojat e kombit, dhe është ajo fryma që i duhet vendit.

Pak kohë më parë, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt BE dhe hyrja e Shqipërisë në familjen e madhe europiane nuk është objektiv i vetëm një krahu politik, është objektiv politik i të gjithëve dhe mua më pëlqën që të gjithë të punojnë në këtë drejtim, pa diskutim që mund të ketë mendime apo ide të ndryshme por në demokraci mazhoranca është ajo që qeveris dhe janë zgjedhësit ato që vendosin kush qeverisë.”

Sa i takon zgjedhjeve të 14 Majit dhe situatës brenda opozitës, ambasadori tha se 14 Maji do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ndërkohë theksoi se vendit, por edhe vetë mazhorancës, i duhet një opozitë e fortë në parlament dhe jo një opozitë që përcjell gjuhën e dhunës…

“Zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që më 14 Maj politikanët të mundohen që ti ofrojnë zgjidhje qytetarëve. Do të dëshiroja që me 14 Maj, politikanët të ofrojnë alternative për banorët.

Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllekun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëjë një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, pasi kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës.”

Deklaratat, ambasadori i Italisë, i bëri gjatë vizitës në Shkodër, teksa u takua me kryetarin e bashkisë, Bardh Spahia.

Lexoni dhe kete

GARA PËR KREUN E FRPD

Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglen Doçi, 6 kandidatët …