Është zhvilluar analiza vjetore e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër. Në analizë mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Ndërkohë, në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Hamdi Fjora, bëri me dije se gjatë vitit 2021 janë evidentuar rreth 2000 vepra penale, ndërkohë është rritur kriminaliteti me 11% në Qarkun e Shkodrës. Ndër të tjera, ai tregoi prioritetet për vitin 2022.
Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka kërkuar dominimin e situatës kriminale nga policia dhe tha se duhet më tepër punë parandaluese dhe forcë reaguese ndaj çdo individi apo grupi kriminal.