Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister, u shpreh se Parlamenti Evropian beson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Por, ai tha se ka edhe shumë punë për t’u bërë në disa çështje…
Ndër të tjera, Mcallister tha se Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e BE-së, duke e falënderuar për rolin e saj në solidaritetin sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë.