Në kuadër të takimeve elektorale kandidati i Partisë Demokratike Anton Kokaj ka zhvilluar një takim entuziast në fshatrat Demiraj-Kçar në komunën e Gruemirës. Banorët e kësaj zone kanë premtuar se me 21 Qershor në këtë zonë fitorja e PD-së do të jetë edhe më e thellë.
Drejtuesit e PD-së i kanë bërë thirrje banorëve që të mos kenë frikë nga presionet e mazhorancës.
Në bashkëbisedimin me banorët e Demiraj-Kçarit, deputeti Gjovalin Bzhetaj ka renditur arsyet pse duhet votuar Anton Kokaj me 21 Qershor.
Kandidati i PD-së për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokaj i ka bërë thirrje malsorëve që të mos shiten e blihen tek të majtit.
Fshati Demiraj-Kçar është një nga bastionet e së djathtës ndërsa me 21 qershor rezultati për Anton Kokajn do të thellohet edhe më shumë.