Thursday , 23 February 2023

APLIKIMI I DOZËS SË TRETË TË VAKSINËS ANTI-COVID

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Shkodër, nga kjo e hënë ka nisur aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-covid.

Vaksinë e cila do të aplikohet për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Kryevaksinatori Arben Xhabija thotë se ka pasur interes edhe më përpara për këtë dozë, ndërkohë tregon vaksinat që do të aplikohen.

Gjithashtu, do të aplikohet edhe vaksinimi për fëmijët deri në 16 vjeç dhe 12 vjeç për fëmijët me probleme shëndetësore.

Sipas të dhënave, në total në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Shkodër, dozën e parë e kanë marrë 48.247 persona, ndërkohë dozën e dytë 36.356.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …