Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Bekim Gurra, Admir Shabën dhe Armir Shabën, të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik, me 9 maj. Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur gjatë masë së sigurisë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij Ndue Pjetra.
Ky i fundit ka kërkuar pavlefshmerinë e akteve mbi të cilat është ngrituar akuza ndaj klientit të tij, pasi sipas tij ështe marr në pyetje para se të regjistrohet proçedimi penal.
Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e avokatit Pjetra duke cilësuar te ligjshem arrestimin. Me datë 9 maj në qendër te Koplikut 3 te rinjë ne pak minuta arriten te grabisin nën kërcënimin e armeve një sasi prej 10.000 eurosh, 1000 dollar dhe 4 milion lekë te vjetra.
3 te rinjët janë larguar me shpejtësi me nje mjet tip Golf 3 në drejtim te Bajzës ku fillimisht kanë djegur mjetin dhe nën kërcënimin e armeve kanë grabitur nje mjet tjetër dhe janë larguar ne drejtim të vendit të quajtur ” Syri i Sheganit”, ku edhe e kanë braktisur mjetin.
Arrestimi i tyre u bë me 5 qershor si dhe sipas akuzes është gjetur edhe njëra nga armet e përdorura në grabitje.