Thursday , 23 February 2023

ARRESTOHEN 2 PERSONA NE KURBIN DHE MIRDITE

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin,, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në janar 2021, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Mirditës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. B., 26 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në qytet Rrëshen, për motive të dobëta, ka plagosur me sende të forta shtetasin A. P.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …