Thursday , 23 February 2023

ARRESTOHET 38-VJEÇARI ME 2 MINA ME TELEKOMANDE

Një 38-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi u kap me dy mina me telekomandë.

Operacioni “Miloti” u finalizua pasditen e së enjtes nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Njësia Operacionale, forca e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi Besnik Osmani banues në Sukth Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Ndalimi i këtij shtetasi erdhi pas një hetimi 3-javor, ndërsa vijon puna për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshire në prodhimin dhe trafikimin e minave me telekomandë për shpërthim në distance.

Materialet në ngarkim të 38-vjeçarit të ndaluar i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …