Policia ka arrestuar autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 30 maj në Kurbin, ku u ekzekutuan me armë zjarri Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Operacioni i koduar “Klinika” u finalizua mbrëmjen e së hënës ku u vu në pranga shtetasi Eduart Lamaj 30-vjeç banues në Laç. Ai u prangos teksa po mjekohej ilegalisht në një klinike private në Tiranë, pasi ishte plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit naten kur ndodhi ngjarja.
Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy përsona, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe 3 përsona të tjerë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të saj. Sipas burimeve Policia ka arritur në gjurmët e autorit pasi ka identifikuar ADN e gjurmëve të gjakut dhe ka verifikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Pas identifikimit të Eduard Lamajt, janë mbajtur në vëzhgim familjarët të cilët dy ditë më parë e kanë dërguar tek klinika priovate në Tiranë për tiu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Biznesmenet Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzektuan teksa po konsumonin kafe brenda ambjenteve të një hoteli në autostraden Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.