Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq si dhe 4 funksionarë të tjerë. Mëngjesin e ditës së hënë 5 funksionerë të lartë të Komunës së Ulqinit, përfshirë edhe kryetarin z.Loro Nrekiq, janë arrestuar.
Aksioni ka ndodhur me urdhër të Prokurorisë Themelore Shtetërore (ODT) në Ulqin. Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe zëvëndëskryeminstri i Malit të Zi, z.Dritan Abazoviq i cili e ka përshëndetur rastin në fjalë duke theksuar edhe një herë se qeveria e Malit të Zi është e vendosur t’ju japë fund të gjitha abuzimeve.
Ai gjithashtu ka thënë se tashmë gjykatat duhet të lejohen që të bëjnë punën e tyre dhe të përcaktojnë sesi i fituan ata zgjedhjet, pasi që populli e ka të qartë tashmë atë.
Ky është një nga aksionet e para të qeverisë malazeze të cilët kanë paralajmëruar se do ti japin fund korrupsionit dhe abuzimeve të shumta që kanë ndodhur për 30 vite sa ishte në pushtet partia e presidentit aktual të Malit të Zi, z.Millo Gjukanoviq.