Policia e Kurbinit arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimin e tij në shtetin Italian. Në pranga u vu Denis Prodani 40 vjeç, banues në Laç, i cili mbante edhe tre emra të tjerë (Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj).Pwrsoni nw fjalw idhte shpallur nw kwrkim ndërkombëtar nga Interpo Roma. “Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, per kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar””, sqaroi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.