Monday , 20 September 2021

ARRESTOHET NJË 37-VJEÇAR NGA POLICIA E LEZHËS

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja” ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin E.L.,në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme “Shqiponja ” , në automjetin me drejtues shtetasin A.M. dhe pasagjer shtetasin A.G.,u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.M.,27 vjeç dhe A.G.,25 vjeç, banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.

Lexoni dhe kete

DËMTOHET RËNDË NË PUNË NJË 43-VJEÇAR NË LAÇ

Një 43-vjeçar nga Lushnja mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua ne punë. Ngjarja ndodhi …