Ambasadori amerikan Alexander A. Arvizu ėshtė pritur me valle tradicionale nė qytetin e Pukės nga fėmijėt e Qėndrės Kulturore. Ai ka hapur atje Panairin e Shėndetit ku dhe ka dhėnė njė kėshillė: “Nėse doni tė bėni njė ndryshim pėr shėndetin tuaj, do t’ju nxisja tė lini duhanin”. Arvizu, nė fjalėn e rastit ka pėrgėzuar Ministrinė e Shėndetėsisė dhe Korpusin e Vullnetarėve tė Paqes pėr promovimin e jetesės sė shėndetshme nėpėrmjet kėtij panairi.
“Ky aktivitet ėshtė pėr ju, prandaj dua t’ju nxis tė gjithėve qė tė zbuloni stendat dhe tė bėni pyetje, nė mėnyrė qė tė mėsoni si mund tė parandaloni sėmundjet dhe tė pėrmirėsoni shėndetin tuaj dhe tė familjarėve tuaj. Dhe nėse doni tė bėni njė ndryshim pėr shėndetin tuaj, atėherė unė do t’ju nxisja qė tė lini duhanin,” – ka thėnė ai. Ambasadori shprehu mirėnjohjen e tij ndaj qytetarėve tė Pukės pėr mikpritjen e ngrohtė, vlerėsoi bukurinė dhe burimet natyrore tė qytetit, dhe nxiti qytetarėt pėr tė punuar sė bashku pėr tė kapėrcyer pengesat qė mund tė dalin pėrpara, e tė gjejnė mėnyra pėr tė pėrmirėsuar shėndetin dhe mirėqėnien e komunitetit tė tyre