Thursday , 23 February 2023

ATENTATI NE MILOT VIJON TE MBETET PA AUTOR

Atentati i mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 përsona të dyshuar që kishin dijeni mbi rrethant e ngjarjes, po dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmet e autoreve dhe ata janë lënë sërish të lirë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lart të goditjeve në drejtim të automjetit foristradë “Land Chrysler” në të cilin udhetonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi. Sipas burimeve pumbat nuk kanë deportuar brenda makines së blinuar, por 27-vjeçari Preçi i cili u qëllua i pari ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e armës, çka i shkaktoi plagë vdekjeprurese.

Në ato momente, edhe Ylli Brahimi ka hapur deren dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa nderprerje që kanë zgjetur rreth 5 minuta, ai ka hyre sërish në makinë, për të gjetur mbrojtje dhe vetem 2 plumba e kanë prekur në bark dhe këmbë.

Ndërkohë janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar. Pamjet filmike po analizohen për të parë lëvizjet e automjetit të autoreve, të cilët mendohen se kanë ardhur përgjatë rrugës së vjeter Milot-Fushë Krujë dhe pas ngjarjes kanë ndjekur sërish këtë intenerar.

Gjithashtu janë kontrolluar 8 ambiente dhe çdo provë, mjet e armë të administruara në vendngjarje apo ambjente të tjera në kuadër të këtij hetimi, do të përpunohen e ekzaminohen në laboratorin e policisë shkencore.

Ylli Ibrahimit 48-vjeç dhe Klisman Preçit 27-vjeç që të dy banues në Milot u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po hynin me automjetin e tyre të blinduar tek pallati ku ata jetonin. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek e shkuara e dy përsonave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ishin sulmuar dhe me parë me armë zjarri, por atentatet kishin dështuar.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …