Tuesday , 18 January 2022

ATLETIKA SHKODRAN NË PRAG TË SUKSESEVE TË RADHËS

Pak ditë më parë, në garat e zhvilluara në Elbasan, Vllaznia e atletikës mori tre tituj kampionë për moshat e vogla. Kështu, ekipi i vajzave ka marrë dy trofe, pikërisht titujt kampionë për 13 dhe 16 vjeçaret, ndërsa ekipi i djemve është shpallur kampionë me 16 vjeçarët.

Por sukseset e atletëve shkodranë nuk do të ndalen këtu. Kryetrajneri Albert Marashi në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet se Vllaznia do të synojë titullin kampion edhe me 18 vjeçarët në garat që zhvillohen këtë të premte, e më pas edhe trofe të tjera.

Një besim që sipas tij vjen nga puna sistematike që bëjnë çdo ditë në stërvitje trajnerët dhe sportistët shkodranë…

Ndërkohë prej tre muajsh stërvitja e atletëve shkodranë është bërë në kushte jo të mira si rrjedhojë e ndërhyrjes që është bërë në pistën e tartanit të stadiumit “Loro Boriçi”, por kryetrajneri Marashi bën të ditur se brenda pak ditësh pritet që në këtë pistë të vendoset tapeti i ri…

Atletika në klubin Vllaznia është një nga sportet më të suksesshme dhe me siguri që trofetë të cilat do të fitohen në vijim, do ta pasurojnë edhe më shumë historikun e tij.

Lexoni dhe kete

TAFILI: PRESIONI NË ANËN E TIRANËS, JO TË VLLAZNISË

Tirana- Vllaznia është një sfidë që pritet më shumë interes në Shkodër sepse kemi të …