Wednesday , 29 September 2021

ATLETIKË/ HELDI VALIKAJ SHPALLET KAMPION BALLKANI

Atleti shkodran Heldi Valikaj ka perseritur suksesin e shtatorit te vitit te kaluar duke u shpallur kampion Ballkani per 20 vjecaret per te dytin vit rradhazi.

Edhe ne garat e kampionatit te sivjetem qe jane zhvilluar ditën e djeshme ne Stamboll, ai ka dominuar mbi te gjithe pjesmarresit e tjere ne kete kompeticion te rendesishem duke zene vendin e pare dhe duke merituar medaljen e arte.

Valikaj ka arritur te kerceje 7.35 metra ne garen e kercimit se gjati duke lene ne vend te dyte nje atlet serb dhe ne te tretin nje atlet bullgar. Suksesi i atletit te Vllaznise konfirmon me se miri faktin se kemi te bejme me nje sportist me shume talent dhe qe po tregon klas te larte edhe ne garat nderkombetare ku merr pjese.

Kuptohet që gjithçka vjen prej talentit të tij, por jo vetëm. Puna sistematike që bën çdo ditë në stërvitje bashkë me trajnerin Dorian Tafa, po jep frutet e veta.

Ne tre vitet e fundit ai ka arritur te shpallet dy here kampion Ballkani dhe nje here nenkampion duke treguar edhe njehere tjeter se e ardhmja e kesaj disipline flet per te. Gara e kërcimit së gjati kësisoj e ka të sigurtë pasardhësin e shkodranit tjetër Izmir Smajlaj.

Kjo sepse Heldi Valikaj me hapat e mëdhenj që po hedh nga viti në vit, shumë shpejt do të konkurrojë dhe do të tentojë të thyejë rekordet e tij dhe kjo padyshim që është diçka shumë positive.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 1 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Java e dytë e kampionateve të moshave në futboll ka dhuruar dy sfida në mes …