Tuesday , 18 January 2022

ATLETIKË/ VLLAZNIA KAMPIONE EDHE ME 18-VJEÇARËT

Atletët e Vllaznisë kanë sjellë pasditen e së premtes ne Shkoder nje tjeter titull kampion.Pas tre titujve te fituar pak dite me pare me 13 dhe 16 vjeçaret, dje ata kane fituar edhe titullin kampion per 18 vjeçaret me djemte, ndersa jane renditur te dytet ne Shqiperi me ekipin e vajzave. Ky ka qene verdikti i garave te zhvilluara ne Elbasan ku atletet shkodrane treguan edhe njehere tjeter performance te shkelqyer.

Ne garat e të rinjve, Vllaznia ka grumbulluar plot 146 pike duke i lene shume larg ndjekeset e saj. Kane spikatur ne keto gara atletet Kolindo Kiri qe eshte shpallur kampion ne kercim se gjati dhe ne trehapesh, Genald Selhanej qe u shpall kampion ne 110 m/p, Erdi Duka kampion ne kercim se larti si dhe kampion ne garen e stafetes 4×100 metra me sportistet Kolindo Kiri, Leandro Çardaku, Rigers Haxhia, Renato Rrolba si dhe ne stafeten 4×400 metra me sportistet Leandro Çardaku, Serdar Cungu, Renato Rrolba e Rigers Haxhia.

Po ashtu ka spikatur edhe sportisti Leandro Çardaku qe ka zene vend te dyte ne garat 100 dhe 200 metra me rezultat shume te mire. Po ashtu, vend te dyte ne kercim se gjati dhe 3-hapesh ka zene edhe Agustin Kiçi. Nderkohe ne garat e vajzave te grupmoshes U18, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 75 pike duke u renditur ne vendin e dyte dhe shpallur nenkampione.

Ka spikatur sportistja Erisa Rrasa qe eshte shpallur kampione ne garat e kercimit se gjati dhe trehapesh. Keto suksese te atleteve shkodrane jane frut i punes se bere ne stervitje nga trajneret Albert Marashi, Dorian Tafa, Bruno Rrotani dhe Jetmir Jahja.

Ndërkohë javën e ardhshme do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë për të rritur dhe në javën e parë kampionati kombëtar dhe atletët e Vllaznisë do të synojnë t’i fitojnë edhe këto dy trofe.

Lexoni dhe kete

TAFILI: PRESIONI NË ANËN E TIRANËS, JO TË VLLAZNISË

Tirana- Vllaznia është një sfidë që pritet më shumë interes në Shkodër sepse kemi të …