Prej 30 vitesh, banorët e fshatit Goraj-Budishë, në njësinë Kastrat të Bashkisë Malësi e Madhe, përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Banorët e zonës ankohen duke thënë se ujin detyrohen ta blejnë dhe pavarësisht ankesave problematika e tyre nuk njeh zgjidhje.
Ndërkohë, Vilson Bujaj famullitari i zonës, bën thirrje ndaj institucioneve për zgjidhjen e kësaj problematike. Ai thotë se në kohë të komunizmit në këtë zonë ka pasur ujë, ndërsa tani nuk ka.
Në këtë fshat janë mbi 100 familje që përballen me këtë problematikë, ndërkohë deri tani Bashkia Malësi e Madhe nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje.