Thursday , 23 February 2023

BANORËT E POSTRIBËS SËRISH NË PROTESTË PËR UJIN E PIJSHËM

Banorët e njësisë Postribë në Bashkinë Shkodër e kanë zhvendosur protestën e tyre për ujin e pijshëm para drejtorisë së ujësjellës-kanalizime Shkodër.

Me pankarta në duar, ato kërkonin një zgjidhje nga ky institucion. Një përfaqësi e tyre, bashkë me administratorin Altin Shabaj, zhvilluan një takim me drejtorin e ujësjellës kanalizime Shkodër, Mark Molla.

Në përfundim të takimit, Shabaj premtoi se nuk do të ketë asnjë punim afër burimit të ujit, ndërsa banorët thanë se nëse nuk do e mbajnë premtimin për ta zgjidhur këtë problematikë do të dërgojnë këtë çështje deri në Strasburg, ndërkohë që hodhën edhe akuza ndaj drejtorit Molla.

Banorët e Postribës duket se nuk do të ndalen në kërkesen e tyre deri në zgjidhjen e kësaj problematike.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …