Thursday , 23 February 2023

BARDH SPAHIA TAKIME ME TREGTARËT NË ZDRALE

Kandidati për deputet i 7 në listën e Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër Bardh Spahia zhvilloi takime me tregtarët e Zdralës.

Tregtarët e Zdrales në Shkodër janë dëshmia më e qartë e dështimit të qeverisë shqiptare me ekonominë. Rritje të taksave, ulje të fuqisë blerëse dhe trajtimi i biznesit si armik dhe jo partner janë pasoja të krizës totale më të cilat përballet biznesi i vogël në Shkodër. Dhjetëra biznese janë detyruar të ulin qepenat nga pamundësia financiare, ndërkohe të tjerët deklarojnë se xhiroja ditore është e papërfillshme dhe të gjithë janë në kushtet e mbijetesës…

Tregtarët e biznesit të vogël kanë ironizuar edhe show-n e treguar në bisedat telefonike të kryeministrit në ikje Edi Rama, me kryesuesen e listës në Shkodër, e cila deklaroi se biznesi i vogël falenderon qeverinë për lehtësirat e që i ka krijuar…

Kandidati Partisë Demokratike Bardh Spahia gjatë takimit me biznesit kërkoi që këto pak ditë të fushatës elektorale që kanë mbetur të shërbejnë për të maksimalizuar mbështetjen për Partinë Demokratike dhe programin e saj qeverisës e cila ka në fokus zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …