Kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur këtë të premte në selinë e Partisë Demokratike Shoqatën e Fasonëve, ku dhe nënshkroi një marrëveshje me to, si formë garancie që zotimet e bëra prej tij, pas 25 prillit do të mbahen.
Basha theksoi se prioritet për Partinë Demokratike është që të vendosë taksën e sheshtë 9% si dhe të ulet çmimi i naftës, me heqjen e taksës aktuale e cila është 240 lekë për litër.
Sipas Bashës, 8 vite fjalë dhe premtime të pambajtura e kanë çuar Shqipërinë në këtë pikë dhe me 25 prill është koha të flasim me votë.