Thursday , 27 January 2022

BASHA NGA KOPLIKU: KOHA E EDI RAMËS KA MBARUAR

Mbështetës të Partisë Demokratike dega Malësi e Madhe i rezervuan një pritje të veçantë kryedemokratit Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Koplik.

Në fjalën e tij në qendër të Koplikut, Basha tha se koha e Ramës ka mbaruar, ndërsa ofroi mbështetje për produktet e kësaj zone.

Bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë dhe ndryshimi do të vijë me votën tuaj theksoi Basha.

Basha zhvilloi disa takime me banorët e Malësisë së Madhe, teksa shoqërohej nga kreu i PD Malësi e Madhe, Anton Kokaj, dhe kandidatët për deputetë në këtë zonë.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E PJESSHME, CELIBASHI APEL QYTETARËVE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku …