Bashkia e Lezhës e drejtuar nga Pjerin Ndreu prej vitit 2019 mbetet peng e borxheve të vjetra. Kryebashkiaku socialist thotë se vitin 2021 e mbyllin me 2.6 miliard lekë detyrime të pashlyera, edhe pse thekson se shuma ka ardhur në ulje.
Bllokimi i lejeve të ndërtimit, thotë kryebashkiaku i Lezhës është zëri kryesor që ka ndikuar në mungesën e të ardhurave.
Pritshmëritë janë që sektori I ndërtimit të Lezhë të zhbllokohen vitin e ardhshëm. Përgjatë dy viteve të fundit në Lezhë janë realizuar investime me vlerë mbi 5 miliard lekë, pjesa më e madhe financime të qeverisë dhe donatorëve të huaj.