Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë do ta zhvillojnë proçesin mësimor në godinen e gjimnazit të vjeter, deri në rindëtimin e shkollës e cila u dëmtua nga tërmeti.
Fondi është alokuar dhe menjëherë do të nisë puna për vënien në funksion të godinës së gjimnazit dhe gjithçka do të jetë gati brenda muajit shtator. Konfirmimi ka ardhur nga Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Oliana Moriseni e cila në këtë mënyre ju përgjigj dhe akuzave të Partisë Demokratike për mos marrjen e masave për vitin e ri shkollor.
Një ditë parë Partia Demokratike akuzoi pushtetin vendor dhe qëndror se nuk kanë marrë masa për akomodimin e 650 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” godina e së cilës doli jashtë funksioni nga tërmeti dhe vijon të qëndrojë në këmbë.