BASHKIA MIRDITE VLERESON MJEKUN NDUE BARDHI

Mjeku okulist Ndue Zef Bardhi i cili ka një kontribut në fushën e mjekësisë prej 4 dekadash, dhe që aktualisht e ushtron profesionin e tij edhe në qytetin e Burrelit është vlerësuar nga Bashkia Mirditë me titullin e lartë “Stema e Artë”, me motivacionin “Për kontributin e tij të vyer në okulistikën shqiptare, me mbi 4 dekada shërbim si mjek i talentuar në ushtrinë shqiptare që nga ishulli i Sazanit, Spitali Ushtarak dhe si professor i okulistikës.

Dekorata iu dorëzua mjekut Bardhi nga kreu i Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj.

Dhënien e titullit “Stema e Artë” për mjekun Ndue Bardhi ia propozoi Bashkisë Mirditë shoqata Atdhetare “Sazani”.

Lexoni dhe kete

KRIM MJEDISOR NE RRUGEN E SHENGJINIT

Mbetje peshku dhe gjallesave të tjera ujore kanë mbulur rrugen drejt zones turistike të Shëngjinit. …