Në vlerësim të kontributit të tij në sportin e mundjes klasike ku numëron mbi 10 trofe si kampion kombëtar dhe kupa republike, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i akordoi titullin “Mirënjohje”, mundësit Eljaz Guri.
Spahia theksoi vemendjen që i ka kushtuar vlerësimit të këtyre personaliteteve si një moment për të dhënë mesazhin e tij tek të rinjtë që sa më shumë të merren me aktivitete sportive.
Eljaz Guri ka lindur më 9 shkurt 1948 dhe në fëmijërinë e tij fillimisht merret me sportin e atletikës, e më pas nga viti 1965 fillon stërvitjen me ekipin e të rinjve të Vllaznisë në mundje.
Në vitin 1970, në garat e kampionatit kombëtar individual u shpall për herë të parë kampion kombëtar në peshën e tij.