Monday , 25 October 2021

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA HUMBET ME TIRANËN

Vllaznia në basketboll për femra e nisi mirë kampionatin duke fituar javën e parë ndaj Studentit, por më pas ka pësuar dy humbje rradhazi. Fillimisht në Vlorë me Flamurtarin në mesjavë dhe më pas të shtunën në Shkodër ndaj Tiranës.

Vajzat shkodrane vetëm në pjesën e parë janë munduar të rivalizojnë sepse më pas janë shfaqur në fushë diferencat e mëdha mes ekipeve. Në fund ka qenë Tirana e cila ka fituar me rezultatin 67 me 38.

Për trajnerin Bledar Gjeçaj kjo humbje ka qenë e pritshme po jo në të tilla shifra. Kjo sepse ekipi shkodran përpos faktit që nuk ka stërvitjen e duhur sivjet, është i përbërë kryesisht edhe nga vajza të reja që nuk kanë përvojën e duhur për ta përballur si duhet kampionatin…

Pavarësisht dy humbjeve të fundit, ekipi pritet ta rrisë performancën e tij nga javë në javë dhe objektivi për të qenë në katërshen e ekipeve më të mira të kampionatit duke mëse i arritshëm për të.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …