BASKETBOLL/ TEUTA – VLLAZNIA, SUPERSFIDA E JAVËS

Fitorja ndaj Tiranës është lënë pas nga basketbollistët e Vllaznisë dhe tashmë ata janë fokusuar maksimalisht për sfidën e rradhës, atë ndaj Teutës që do të luajnë pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet që do të tentojnë fitoren dhe pritet të jetë një përballje shumë e luftuar. Tek Vllaznia janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe po e përgatisin në mënyrën e duhur atë.

Trajneri Bilali e deklaroi edhe pas fitores me Tiranën se ekipi ende nuk është aty ku duhet në aspektin fizik si rrjedhojë e problemeve që ka patur me stërvitjen, megjithatë gradualisht po mundohen që të marrin ngarkesat e duhura, për t’i përballuar me sukses këto sfida të fundit të kampionatit.

Sfida e nesërme ndaj Teutës konsiderohet shumë e rëndësishme sepse mund të vendosë për çështjen e vendit të dytë në renditje. Të dy ekipet ndodhen në kuotë të barabartë pikësh dhe padyshim që secili tenton vendin e dytë, për të qenë më i favorizuar në play-off.

Shkodranët janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë për të fituar në Durrës, por edhe jo e pamundur. Për këtë arsye, në rradhët e sportistëve dhe tek stafi teknik ka shumë besim se do ia dalin me sukses.

Titulli i 10-të kampion që ky ekip pretendon të fitojë sivjet, kalon pikësëpari nga sfida e rradhës me Teutën. Kuptohet që gara drejt tij do të jetë shumë e fortë me ekipet e Goga Basket dhe Teutës, por nëse Vllaznia bën atë që duhet, ky objektiv është mëse i arritshëm.

Lexoni dhe kete

LOJTARËT E VLLAZNISË NË QENDËR TË MERKATOS

Pezullimi për momentin i procesit të Ankandit të Klubit të Futbollit Vllaznia, duket se ka …